75 Mall Live Search
13:49 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / OSH

Më 24 mars mbahet seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë bërë të ditur se më 24 mars, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve.

Seanca do të mbahet ndaj katër ish – udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarit Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe shefit të Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se ishin kryer gjatë viteve 1998-1999.