75 Mall Live Search
10:42 / E Enjte, 16 Shkurt 2023 / AR

Më 24 shkurt 2023 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2023

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 24 shkurt 2023 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2023. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.