75 Mall Live Search
09:21 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / A. M.

“Më 25 nëntor është nisur në drejtim të Serbisë dhe më nuk është kthyer” – Gruaja nga Gjakova raporton zhdukjen e vëllait

Një burrë është nisur në drejtim të Serbisë më datën 25 nëntor të vitit  2023, koj është bërë ditur pasi një grua në Gjakovë ka raportuar në Polici se i është zhdukur vëllai.

Sipas saj, i ai më nuk është kthyer e as nuk e di se ku gjendet.

“Rr. Dëshmorët e Dujakës, Gjakovë  12.01.2024-15:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj që nga data 25.11.2023 ka dalë nga shtëpia dhe është nisur në drejtim të Serbisë”.

“Dhe deri me tani nuk është kthyer dhe nuk ka njohuri se ku gjendet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.