15:13 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Me 26 dhjetor, sfida e parë serioze për Ramush Haradinajn

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Investime Strategjike sot ka vendosur që më 26 dhjetor të shqyrtohet raporti i Qeverisë ose projektligji për marrëveshjen për demarkacion Kosovë- Mal i Zi.

Vjosa Osmani kryetare e Komisionit ka marr mendimet e anëtarëve për mbajtjen e mbledhjes për demarkacionin. Ajo ka thënë se para se të procedohet në kuvend kjo çështje kishte qenë mirë ta ftojmë kryeministrin dhe përcaktimi i datës të jetë 26 dhjetor dhe të vij këtu edhe kryeministri ta sqaroi këtë memorandum shpjegues për demarkacionin.

“Na duhen përgjigje për vepra penale, nëse ka vepër penale të adresohen këto çështje në prokurori. Nuk mund të kërkojë diçka kryeministri me votu, që është vepër penale për të si kryeministër. Kryeministri pretendon se ka dokumente harta falsifikuese”, tha Osmani.

Time Kadrijaj anëtare e Komisionit ka thënë se duhet të respektohen afatet ligjore për shqyrtimin e projektligjit për Demarkacionit me Malin e Zi.

Elmi Recica ka thënë se PDK do ta përkrah demarkacionin aktual në komision dhe seancën e Kuvendit kurdo që do të mbahet.

Ndërsa sa i përket ftesës për kryeministrin ai tha se mund të komplikojë edhe më tej çështjen e demarkacionit.

Visar Ymeri anëtar ka thënë se ka nevoje sqarime për procesin e marrëveshjes për demarkacion. “Gjatë atij takimi që do të mbahet për demarkacion është mirë me qenë edhe kryeministri i pranishëm në komision. Për neve demarkacioni është i papapranueshëm”, ka thënë Ymeri.

Dukagjin Gorani ka thënë se memorandumi aktual ka shkaktuar një tërmet dhe ka rrëzuar një Qeveri dhe nëse prioritet i këtij memorandumi shpjegues për demarkacion pse nuk është definuar edhe cështja e liberalizimit të vizave.

Ai mendon se ndërlidhja e liberalizimit me demarkacion është një spekulim, sepse nuk përmendet askund çështja e vizave në memorandumin ose projektligjin për demarkacion. Sipas tij, kjo çështje nuk është dashur të diskutohet në Kuvend, sepse është e dëmshme.