11:38 / E Enjte, 24 Maj 2018

Më 28 maj Domino’s hapet edhe në Prishtinë, kjo është menu-ja

Domino’s Pizza, Inc., që njihet përndryshe edhe vetëm si Domino’s, është zinxhiri më i madh i restoranteve të picave themeluar ne 1960. Selia e korporatës gjendet në fermat e Domino’s në Ann Arbor, Michigan Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Domino’s operon në mbi 90 shtete të botës dhe numëron mbi 15,000 restorante. Ne vitin 2018 zinxhiri i restoranteve u be shitësi më i madh i picave në mbar botën dhe SHBA. Shpërndarësit e picave nga Domino’s, çdo javë mbulojn 16 milionë kilometra vetëm në SHBA qe i bjen rreth 41 udhëtime deri në Hanë.

Menyja e Domino’s varion nga regjioni ku ajo operon. Ne SHBA përbehet nga një koncept i picave Italiano – Amerikane dhe pijatave anësore. Pasi që picat janë fokusi primar, nisur nga ato tradicionale, speciale dhe sipas deshires te gjitha ofrohen ne lloje të ndryshme të brumërave, koreve, dhe përbërësve. Artikuj tjerë të pasur ne Domino’s përbejnë pasta te ndryshme, produkte të pulës, sandviçë, sallata dhe deserte.

Ne Kosovë, Domino’s hap dyert për publikun dy jave nga tani, gjegjësisht me datën 28 Maj në lokalin e parë dhe më të veçantin në rajon në stilin e njohur si Domino’s Theater dhe ndodhet ne Rr. Tirana C6, pran stacionit të trenit në Prishtinë.