75 Mall Live Search
19:36 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Më 28 Nëntor, Fushë – Kosova pret në këtë orë kthimin e Adem Jasharit përmes kësaj shtatoreje fantastike

Nëntori është muaji më i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.

Ky muaj shënon qëndrën heroike të popullit shqiptar, duke u karakterizuar pikërisht me Festën e Flamurit.

E, 28 Nëntori, çdo vit edhe në Kosovë ngjallë emocione të mëdha, pasi që mbi flamurin Kuq u Zi u betuan e luftuan ata që dhanë jetën për lirinë që ne e gëzojmë sot, shkruan Indeksonline.

Pikërisht, në këtë ditë, qytetit të Fushë Kosovës do t’i kthehet në bronz edhe heroi legjendar Adem Jashari.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, përmes një njoftimi të bërë në Facebook ka treguar edhe orën se kur do të zbulohet shtatorja komandantit legjendar.

Ky është postimi i Qeriqit

Të nderuar miq,

Kam nderin t’ju njoftoj se më datë: 28.11.2019, duke filluar nga ora 14.00, në Fushë Kosovë do të zbulohet shtatorja e komandantit legjendar “ADEM JASHARI”.

Prezenca e juaj do të na nderoj në këtë ditë të rëndesishme të kombit tonë.
Kjo ngjarje organizohet duke kujtuar rëndësinë e datës 28 Nëntor për kombin shqiptar.