09:17 / E Mërkurë, 23 Mars 2022 / OSH

Më 30 mars 2022 do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 30 mars 2022 mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për vitin 2022. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milion euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.