75 Mall Live Search
23:43 / E Premte, 04 Tetor 2024 / MSH

Më 30 tetor, Këshilli i Sigurimit i OKB-së debaton për Kosovën

Pascale Christine Baeriswyl nga Zvicra, e cila mban presidencën e radhës, ka bërë të ditur se Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të debatojë për Kosovën, në fund të muajit.

“Do të ketë gjithashtu ‘pjesëmarrje të nivelit të lartë’ në konferencën e 30 tetorit mbi Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)”, ka thënë Pascale Christine Baeriswyl.

Seanca e fundit në të cilën është diskutuar raporti gjashtëmujor është mbajtur më 22 prill, ku Kosova ishte përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani.