75 Mall Live Search
13:59 / E Premte, 02 Korrik 2021 / Blerim

Më 9 korrik mësohet orari për sezonin e ri të Superligës së Kosovës

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë njofton klubet dhe opinionin se tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2021/22 do të bëhet të premten e ardhshme, më 9 korrik, në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Shorti për Superligë do të tërhiqet në orën 12:00, për Grupin A të Ligës së Parë në orën 12:30 dhe për Grupin B të Ligës së Parë, në orën 13:00.