08:55 / E Martë, 02 Qershor 2020

Më 9 qershor mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë për këtë vit

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se më 09 qershor 2020 do të mbahet ankandi i shtatë për vitin 2020. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 30 milion euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. 

Mos i humb