75 Mall Live Search
23:12 / E Hënë, 27 Janar 2025 / FR

“Me 9 shkurt i mshojmë shkurt”, Isufi-Kurtit: Fjaltë kallabllak janë fukarallak

Sot, koalicioni AAK-Nisma ka mbajtur tubim elektoral në qytetin e Gjilanit. Ashtu edhe si u paralajmërua, ky tubim kishte numër të madh të përkrahësve të këtij koalicioni.

Gjatë fjalës së kandidatëve për deputet u përsëritën premtimet e programi i këtij koaliconi, për ta bërë “Kosovën Fituese”.

Gjatë fjalës së tij, kandidati për deputet nga AAK, Ahmet Isufi vlerësoi se gjatë Qeverisë Kurti ka pasur vetëm fjalë e jo vepra.

“Thonë populli ynë: fjaltë kallabllak janë fukarallak. Një mandat e gjysmë vec fjalë kemi pasë, as vepra e as vendime, as veprime të cilat e qojnë Kosovën përpara. Përkundarazi, kemi pasë fyerje e konfrontim të politikës së Kosovës. Kemi pasë acarime të raporteve politike që dikush i ka sjellë.”

“Me këtë mënyrë të sjelljes e meritojnë që me 9 shkurt me t’jau pru shkurt e me i cu në shtëpi e me ardh në shprehje ata që e ndërtojnë dhe zhvillojnë Kosovën.” – u shpreh Isufi.

Sipas Isufit, VV po nderon dëshmorët e vdekur por po fyen ata që luftuan bashkë me ta e që sot janë veteran.

“Ata nuk meritojnë të udhëheqin në këtë vend.”

Isufi edhe njëherë përsëriti se ky koalicion do ta bëjë Kosovën pjesë të NATO-s.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ahmet Isufi kandidon me numër 40.