75 Mall Live Search
12:57 / E Premte, 03 Tetor 2025 / SH

“Më afër xhenetit”, realizohet fluturimi i parë nga Kosova për në Xhide

Një grup besimtarësh nga Kosova është nisur për në tokat e shenjta të Mekës, për ta kryer Umren e cila do të zhvillohet nga data 3 deri më 12 tetor.

Për dallim nga herët e tjera, këtë radhë fluturimi është realizuar direkt nga Prishtina për në Xhide të Arabisë Saudite. Kjo linjë e re direkte e ka bërë udhëtimin më të lehtë dhe më të shkurtër për besimtarët, ndërsa përmes saj do të realizohen edhe fluturimet e grupeve të ardhshme.
Momenti i nisjes është shoqëruar me emocione të mëdha, ku lot gëzimi, përqafime dhe lutje janë bërë pjesë e këtij udhëtimi shpirtëror.

Në fotografitë e realizuara, shihet gëzimi dhe emocionet e besimtarëve që u nisën drejt një prej adhurimeve më të dashura, por edhe ndjesia e mallëngjimit te familjarët dhe miqtë që i përcollën me urata e bekime.
Në përcjellje të tyre kishin dalë edhe zëvendëskryeimami Fatmir Iljazi dhe Fitim Gashi nga Drejtoria e Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës, të cilët u uruan besimtarëve udhëtim të mbarë dhe pranim të lutjeve e ibadeteve që do t’i bëjnë gjatë qëndrimit në Mekë dhe Medinë.

“Nën organizimin e Bashkesisë Islame të Kosovës, është nisur grupi i radhës i umrexhinjve tanë. Për dallim nga herat tjera, këtë herë fluturimi është realizuar direkt nga Prishtina për në Xhide të Arabise Saudite, sepse tashmë kemi linjë direkte përmes së cilës do të realizohen edhe fluturimet e grupeve te adhshme.

Sikurse është e ditur Bashkesia Islame bënë organizimin e umres me aranzhman të kopletuar duke ofruar shërbime cilësore në të gjitha aspektet; hotele me komoditet të lartë si në Mekë ashtu në Medine, ushqime cilesore, vizita të ndryshme vendeve historike-islame, përkujdesje maksimale nga udhëheqesit-hoxhallarët e grupeve të cilët në çdo kohë janë të gatshëm dhe në dispozicion për të ofruar ndihmën dhe udhëzimet e nevojshme që umrexhinjtë tanë të kryejnë umrën dhe adhurimet e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Fitim Gashi nga Drejtoria për Haxh dhe Umre në Bashkësinë Islame të Kosovës.