75 Mall Live Search
13:22 / E Diele, 03 Tetor 2021 / OSH

Me Ajet Berishen kryetar, Obiliqi do të ketë infrastrukturë moderne

Obiliqi është komunë industriale dhe me shumë potencial për investime edhe për faktin që ëahtë komuna e vetme me ligj të veçantë në Kosovë.

E këtë potencial, Ajet Berisha e sheh si mundësi të mirë që Obiliqin ta shëndrroj në një qytet me infrastrukturë moderne, përfshi këtu edhe ngohjen qëndrore, rrugë paralele kryesore, vendosje të ashensorëve etj.

Ky është programi i tij për infrastrukturë në Obiliq:

1. Ndërtimi i dy rrugëve paralele me rrugën kryesore të qytetit;

2. Ko-gjenerimi (ngrohja qendrore);

3. Rregullimi i çative të banesave kolektive;

4. Vendosja e ashensorëve në ndërtesa kolektive;

5. Izolimi i ndërtesave në bashkëpunim me donatorët për ngritje të efiçiencës;

6. Rregullimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta të ndërtesave kolektive;

7. Siguri për hyrjet e ndërtesave kolektive (access control).

8. Modernizim në vazhdimësi i infrastrukturës;

9. Krijimin e infrastrukturës për qasjen e personave me aftësi të kufizuara dhe mbështetje për ta;

10. Studim dhe investim për parandalimin e vërshimeve të tokave nën hekurudhë;

11. Ndërtimi i kolektorëve – bashkëpunim ndër-komunal;