75 Mall Live Search
14:21 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Me akne dhe pa grim, Rihanna “tmerron” me pamjen

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, vendos të na heqë herë pas here trurin me pozat bombastike në Instagram dhe të na e “përplasë” në fytyrë faktin se është një divë dhe pikë!

Mirëpo, ndryshe nga ç’e prisnim, postimi i saj i fundit është aq i thjeshtë, sa s’ka as filtra, as grim.

2020-a ka nisur me një pamje “fresh” për Rihannan, e cila publikoi një selfie pa makeup fare.

Madje, në fytyrën e saj dallohen edhe akne, por duket se kjo s’përbën aspak problem për këngëtaren.

Ajo ndihet mirë me pamjen e saj, dhe, si me grim, ashtu edhe pa të, ajo mbetet Rihanna.

“Fotoja e parë e vitit”- shkruan këngëtarja në foton ku s’kanë ndaluar komplimentet e fansave.