75 Mall Live Search
19:53 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / Z S

Me ambasadorët si mysafirë nesër mbahet seanca e 52-të me radhë

Duke filluar nga ora 11:00 e ditës së nesërme deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen përsëri për të konstituuar Kuvendin.

Mirëpo siç duke edhe nesër do të jetë një seancë ku nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim.

Por kësaj rradhe do të ketë vetëm një ndryshim. Në seancë pritet që nesër të jenë mysaferë edhe ambasadorët e shteteve mike të Kosovës.

Sipas njoftimit nga ambasada Gjermane, ambasadori Jorn Rohde dhe kolegët e tij ndërkombëtarë pas rreth tre muajsh do të përcjellin nga afër seancën “marrë parasysh se nesër është mundësia e fundit për konstituimin e Kuvendit para fundit të afatit Kushtetues”.

Ndërsa, vetë Rohde theksoi urgjencën e formimit të institucioneve të reja. Theksojmë se Kuvendi ka mbetur në pikën ku duhet të votohet kryetari i Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje po insiton në formimin e komisionit të fsheftë ndërsa kjo po kundërshtohet nga opozita./Indeksonline/