75 Mall Live Search
08:43 / E Martë, 27 Korrik 2021 / OSH

Me ardhjen e variantit Delta kthehen edhe masat kundër COVID-19 në SHBA

Varianti Delta ka ringjallur ankthin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pandeminë, duke vonuar planet për të zbutur masat anti-COVID.

Kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit do të mbeten në fuqi gjatë verës.

Zyrtarët federalë të shëndetësisë thanë se qeveria mund të përmirësojë udhëzimet e saj mbi maskat.

Dhe, veçmas, qyteti i Nju Jorkut, shteti i Kalifornisë dhe Departamenti i Çështjeve të Veteranëve njoftuan të gjitha planet për t’ i bërë vaksinat e obligueshme për punonjësit publik, raporton The Economist.