75 Mall Live Search
08:46 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / G T

Me Arlind Ajetin, Shqipëria ka marrë vetëm dy gola në vitin 2025

Arlind Ajeti, ky emër që me fanellën “kuqezi” shndrrohet në një prej mbrojtësve më të mirë në Europë.

Me të, Shqipëria ka pranuar vetëm dy gola gjatë vitit 2025, madje ato vijnë nga një shtet i fortë, si Anglia.

Pavarësisht se luan në një ligë jo aq të fortë, pra në Turqi – Ajeti ka dëshmuar gjithmonë që me Berat Gjimshitin, janë një dyshe e paprekur dhe e fortë në mbrojtje.

Qëllimi i tij tani është t’i bëjë një ndalesë yjeve të “Tre luanëve”, si Harry Kane, Saka, Eze, Bellingham etj…!

Pa dyshim një meritor i madh i sukseseve të Shqipërisë në vitet e fundit. Yll, lider, i jashtëzakonshëm./Indeksonline/