Me armë në brez/ Policia e arreston një person në Vushtrri (Foto)

Policia në Vushtrri ka ndërhyrë pas dyshimeve për posedim të paautorizuar të armës dhe ka identifikuar një person të dyshuar.
Gjatë kontrollit, të dyshuarit i është gjetur në brez një armë zjarri e llojit pistoletë dhe një sprej, të cilat janë konfiskuar si prova materiale, transmeton IndeksOnline.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”
Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh./IndeksOnline/
