Me barazim, Malisheva largohet komode nga Klina

Pa asnjë gol të shënuar, Dukagjini dhe Malisheva i ndan sot pikët, në ndeshjen hapëse të xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ky rezultat është mbase I favorshëm për mysafirët meqë gjenden në vendin e pestë me 34 pikë, por jo edhe për vendësit që rrezikojnë të bien nga liga, meqë kanë 4 pikë më pak dhe gjenden në vendin e tetë.
Ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, do të zhvillohen nesër e pasnesë, e përballja kryesore është ajo ndërmjet Gjilanit me Ballkanin, dy skuadrave pretendente për titull të kampionit.