75 Mall Live Search
22:36 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Me Bayernin s’ka shaka, e nisi aty ku e la (Pamje)

Bayern Munchen e ka nisur me fitore sezonin e ri në Bundesliga.

Kampionët në fuqi mposhtën Hoffenheimin me rezultat 3-1 në Alianz Arena, shkruan indeksonline.

Bavarezët kaluan të parët në epërsi me golin e Thomas Muler në minutën e 23-të të ndeshjes.

Adam Szalai barazoi rezultatin 12 minuta pasi ka filluar pjesa e dytë.

Epërsinë për Bayernin e rikyheu Robert Lewandowski me një gol nga penalltia në minutën e 79-të.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Arjen Roben në minutën e fundit të ndeshjes.

Këto janë tri pikët e para të Bayernit në sezonin e ri që kërkon ta mbroj titullin e Bundesligas. /IndeksOnline/