75 Mall Live Search
15:39 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Me belin zbuluar, Kida shfaqet në top formë nga Turqia

Kida edhe këtë sezon veror po e përmbyll me shumë suksese.

Artistja e njohur lansoj disa projekt muzikore e që u prit mirë nga publiku dhe u kthyen në hite që po vazhdojnë të dëgjohen.

Pas publikimit të këngës së saj të fundit “Edhe sa”, Kida ka filluar pushimet verore duke zgjedhur Turqinë si destinacion të radhës.

Artistja e mirënjohur nga bregdeti turk ka sjellur imazhe në të cilat fokusin e kishin linjat e saj joshëse të trupit.

Në xhinse dhe bluzë të bardhë, Kida zbuloj belin e hollë dhe ngjyrën çokollatë të trupit.

Ndërsa, kujtojmë që kënga e fundit “Edhe sa” u prit mirë dhe ka arritur mbi 2.5 milionë shikime brenda 3 ditësh./Indeksonline/