22:45 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Me bindje të ndryshme politike, por ja si u bën bashkë sonte politikanet e gratë e udhëheqësve (Foto)

Në shumë raste politika bën që personalitetet e ndryshme në vend të kenë edhe polemika mes vete.

Por edhe pse ndajnë bindje të ndryshme politike, gratë kosovare në përgjithësi janë shumë përkrahëse për njëra-tjetrën si dhe shumë të këndshme kur bëhen bashkë, transmeton Indeksonline.

E sonte në një ndejë të veçantë janë bërë bashkë bashkëshortja e kryeministrit të vendit, Anita Haradinaj-Muçaj si dhe bashkëshortja e deputetit Daut Haradinaj, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, më pas asamblesitja e komunës së Prishtinës, Vlora Dumoshi, dhe disa gra të tjera.

Siç duket në fund të fundit politika është çështje tjetër, “muhabeti” i mirë gjithashtu diçka tjetër. E festat e fundvitit i mblodhën edhe sonte bashkë/Indeksonline/