75 Mall Live Search
08:17 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Me burrin dhe vajzën, aktorja Yllka Gashi e lumtur pranë familjes

Aktorja shqiptare Yllka Gashi është e njohur dhe mjaft e dashur për publikun përmes disa roleve në seriale dhe filma të ndryshëm, shkruan Indeksonline.

Yllka është e martuar tash e disa vite me Albian Gagicën, me të cilin kanë edhe një vajzë me emrin Nina.

Ata tash e sa kohë jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku paraqiten herë pas here mjaft të lumtur me familjen e tyre 3 antarëshe.

Njejtë kanë bërë edhe së fundmi kur janë shfaqur përmes disa imazheve, ku duken mjaft të lumtur pranë njëri tjetrit.

Kemi vërejtur se aktorja shpesh herë vjen edhe në Kosovë pasi është e angazhuar në disa projekte filmike. /Indeksonline/