Me çka po i ushqejnë/ Kushëriri i Haaland po bën “terror” në Norvegji me gola

Erling Braut Haaland për momentin është sulmuesi më i rrezikshëm në Evropë. Norvegjezi po kalon në formë fantastike me fanellën e Dortmund.
Por, ai nuk është i vetmi nga kjo familje që është fantastik në futboll, transmeton Indeksonline.
Kushëriri i tij, Albert Braut Tjaaland, që është 17 vjeçar, është duke shkëlqyer në Norvegji me skuadrën e Moldes, tek grupmoshat e reja.
Ai në 37 ndeshje sa ka luajtur, ka arritur të shënoj 64 gola. Tjaaland luan në pozitën e qendër-sulmuesit.
Duke parë formën e Erling dhe Albert, Norvegjia pritet të ketë një të ardhme të ndritur./Indeksonline/