75 Mall Live Search
11:27 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / Gj. Sh

Me dashje apo jo, portieri i skuadrës turke i ‘fal’ topin kundërshtarit për të shënuar gol në minutat e fundit

Një gol interesant është shënuar të premtën në Ligën e Dytë të Turqisë.

Në ndeshjen mes skuadrës së Sakaryasporit dhe Goztepes, portieri i skuadrës mysafire bëri një gabim trashanik, që i kushtoi me gol, shkruan IndeksOnline.

Polaku, Mateusz Lis lëshoi topin në zonën e 16-të metërsihit por që nuk e kishte parë që prapa tij qëndronte sulmuesi i skuadrës kundërshtare.

Kabongo Kasongo shfrytëzoi gabimin e tij dhe e dergoi topin në rrjetë duke ngushtuar rezultatin në 1-2.

Kjo video ka ngritur dyshime nëse portieri polak e ka bërë me dashje apo jo këtë gabim trashanik./IndeksOnline/