75 Mall Live Search
22:12 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / Burim

“Më dhunuan tre veta – vjehrra më tha ‘mbetëm pa burra dhe pa fytyrë’” rrëfimi tronditës i të mbijetuarës së dhunës seksuale

E mbijetuara e dhunës seksuale po e shpalos rrëfimin tronditës për dhunimin që iu bë asaj gjatë kohës së luftës.

“Momenti i dhunimit katastrof ka qenë, vetëm një dhomë. Vetëm kanë qenë, vjehrrin e morën, vjehrrën e kishin çu tjetër kah. Po, dijke mirë njëri ka qenë i shëndoshë, veç tmerr, i zi, ai i zi që po lyhen a s’po di çka, s’mujshe me këqyrë ata se s’u vrejke t’u këqyrë se me shamia kanë qenë. Tre erdhën, në dhomë aty tre”, rrëfen ajo në ciklin e emisioneve “Heshtja që vret – Klithma e vërtetët e luftës” në Debat Plus.

Ajo tregon se si paramilitarët ia kishin shqyer rrobat me thikë, teksa kujton edhe atë çfarë i kishte thënë vjehrra pas dhunimit.

“Po, as që të kanë vet bile, ai me thikë, tmerr bre tmerr s’po muj as me, tmerr ka qenë bre, ajo ditë me t’u kujtu veç me thanë çelu dhe të hy brenda, nuk ki tjetër, s’di qysh përjetuam, s’di qysh erdhëm deri në këtë kohë, s’di qysh vazhdoj jeta, por po vazhdojka. Edhe mos të thotë kush jo prej së keqi, jo kështu, jo ashtu, çka kemi përjetu na, se një moshë kur nuk je bash e re i di tana këto sene, se me qenë ma i ri shkon, po mosha e pjekun, çuni i vogël, burri në burg, s’ish reni me folë me kërkënd, me ba bisedë me kërkënd, refugjatë s’kishim, vjehrrin e kishin marrë. Çka muj me ditë kur kanë dalë kanë ecë s**** u kryen ato dhunimet, ato punë, ato krejt, jam çu, mëzi kam gjetë diçka me vesh edhe vjehrrën e kam pa, tha ‘ah mbetëm pa burra edhe mbetëm pa fytyrë’ ”, rrëfen ajo.

E mbijetuara e dhunës seksuale thotë se më asnjëherë nuk e kishin diskutuar me vjehrrën për atë çka kishte ndodhur.