75 Mall Live Search
01:15 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Me dietën me tranguj humbni 7 kg në 14 ditë

Nuk ka dyshime se dieta me tranguj është shumë efektive në humbjen e peshës pasiqë trangujt janë të pasur me fibra dhe ujë dhe janë njëra ndër pesë perimet më të mira për të humbur peshë.

Regjimi dietor kërkon ushqimet e listuara më poshtë të konsumohen çdo ditë:

300g fruta të freskëta

3 pjesë të bukës së bardhë apo 2 patate të pjekura apo të ziera (jo të fërguara)

Mes vakteve : 1 mollë të madhe, 1 pjeshkë apo 5 kumbulla

Drekë: bukë e bardhë dhe sallatë me tranguj

Mes vakteve: shejk nga trangujt

Darkë: sallatë frutash (300g)

Sallatë nga trangujt – Receta

400g tranguj

200ml kos apo jogurt

Kripë

Qepë të reja

Udhëzime: Pastroni trangujt dhe i preni në copa të holla, i shtojmë kripë dhe përziejmë. Pastaj i shtojmë jogurtin apo kosin, përziejmë, shtojmë qepën dhe sallata është e gatshme për konsumim.

Shejk nga trangujt – Receta

1 mollë

Një grusht spinaq

1 trangull

Xhenxhefil

20g bajame apo arra

Udhëzime: Fusim në blender mollën, spinaqin dhe trangullin derisa të kemi nëj përzierje të butë, i shtojmë xhenxhefil dhe përziejmë sërish. Përzierjen e vendosim në një gotë të madhe, më pas i hudhim bajamet apo arrat mbi përzierjen. Ky smoothie është i pasur me minerale dhe vitamina, hekur, magnez, kalcium dhe fibra.