18:02 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Me dorë në zemër”, drejtori i OBSH thirrje për të gjithë

Ndërkohë që lakorja e të prekurve të pandemisë është e pqartë, në 24 orët e fundit ka shënuar një rritje rekord ku janë regjistruar 307.930 raste të reja në botë, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë.

Sipas të dhënave të OBSH-së të vdekurit në 24 orë janë 5,500 duke shkuar në total 924,127 persona që kanë humbur jetën që nga fillimet.

Duke qenë se zgjidhja duket ende lartë, drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh me anë të një mesazhi në rrjetet sociale se tashmë njerëzit nuk duhet të takohen me njeri-tjetrin as me bërryl pasi ajo nuk ruan distancën për të shmangur ngjitjen e koronavirusit.

“Kur përshëndetni njerëzit, është më mirë të shmangni edhe prekjen me njëri-tjetrit me bërryla sepse kjo nuk ruan distancat. Mua më pëlqen të vendos një dorë në zemër për të përshëndetur njerëzit në këto ditë.”, – tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.