19:51 / E Hënë, 13 Dhjetor 2021 / AR

“Më duheshin para shtesë”, Putin ka punuar si taksist pas rënies së Bashkimit Sovjetik

Pasioni i tij për të ngarë mjete të ndryshme dihej. Por që presidenti I Rusisë, Vladimir Putin, të kishte punuar taksist, kjo është diçka e re. Shefi I Kremlinit ka folur për jetën e tij pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, duke zbuluar punën që kishte bërë gjatë natës për të siguruar të ardhura.

Problemet ekonomike të shkaktuara nga kolapsi detyruan shumë rusë që të kërkojnë mënyra të reja për të fituar para. “Ndonjëherë më duhej të fitoja para shtesë, dua të them të fitoja para me anë të makinës, si shofer privat. Është e pakëndshme të flas për atë kohë të jem I sinqertë, por për fat të keq ashtu ndodhi”, tha Putin.

Në atë periudhë taksitë ishin shumë të paktë në Rusi dhe marrë shkas nga kjo, individë të shumtë shoqëronin njerëz të panjohur në destinacione në këmbim të parave. Ka pasur nga ata që kanë përdorur edhe makina pune, si për shembull ambulanca si taksi.

Rrëfimi I presidentit rus erdhi gjatë një dokumentari të quajtur “Rusia, historia e vonë”. Në të, Putin e përshkroi shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si rënie e Rusisë historike. Deklaratat kanë nxitur spekulime lidhur me qëllimet drejt Ukrainës, një ish territor I Bashkimit Sovjetik. Përreth kufirit mes dyja vendeve, Rusia ka rreshtuar rreth 100 mijë ushtarë duke shtuar frikën për një pushtim të mundshëm. Por Kremlini hedh poshtë pretendimet dhe akuzon Ukrainën për provokim.