“Më duhet të shkojë me shpejtësi”, Kurti nuk flet për ngërçin politik, as paradite, as pasdite

Kryeministri në detyrë Abin Kurti nuk pranoi të flasë për media as këtë pasdite për situatën me paqartësi, tek po afrohet fundi i afatit 30 ditësh, të përckatuar nga Gjykata Kushetuese, për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Më duhet të shkojë me shpejtësi”, tha shkurt Kurti, në përfundim të promovimit të librit të përkthyer në gjuhën shqipe “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë” i autorit Mevludin Hrniq, i mbijetuar i kësaj masakre, promovim organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Kryeministri në detyrë Kurti nuk pranoi të flasë për media as paraditen e sotme, tek shkoi të shohë nga afër ecurinë e korrje -shirjeve në arat e komunës së Suharekës.