“Më dukej gentleman, por doli bishë”, Roza Lati flet hapur
Roza Lati shquhet për natyrën e hapur dhe faktin se gjërat i thotë hapur.
Roza tregoi se djali në fillim ishte sjellë si xhentëllmen me të, por më pas kishte ndryshuar.
Moderatorja teksa rrëfente historinë i kërkoi falje të ëmës me humor.
“Unë po njihja dikë këtë verë, ma, më fal. Po e njihja, por nuk është se më ngjiste shumë muhabeti, vetëm për relata miqësore. Në radhë të parë më pëlqeu shumë paraqitja e tij si gentleman. Më hutoi pak, por po t’i njohësh njerëzit mirë e nxjerrin veten kollaj kush janë, edhe përtej gentleman-it ishte një bishë nga ato që s’kam qejf unë”, tregoi Roza.