75 Mall Live Search
14:27 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Me dy gola të Ronaldos nga penaltia, dhe një nga De Ligt, Juventus siguron fitoren

Ronaldo e ka dëshmuar edhe në ndeshjen e sotme që është një futbollist fantastik.

Juventusi luajti kundër Fiorentinës dhe fitoren e siguroi me golat e Ronaldos dhe të De Ligt.

Portugezi shënoi në minutën e 40′ nga penaltia por prap nga pika e bardhë në minutën e 80′ shënoi edhe golin e dytë.

Për ta mos e lënë fitoren vetëm në duart e Ronaldos, u kujdes De Ligt duke shënuar në minutat shtesë.

Kështu Juventusi me saktësinë e Ronaldos dhe fatin në anën e tyre arritën që t’i sigurojnë edhe tri pikë tjera të rëndësishme.

/Indeksonline/.