Me dy lojtarë më shumë, Chelsea merr tri pikë ndaj Tottenham

Chelsea e ka fituar derbin e Londrës.
Blutë kanë mposhtur Tottenhamin me rezultat 1-4 në ndeshjen e javës së 11-të të Premierligës, shkruan Indeksonline.
Spurs kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Kulusevski në minutën e gjashtë të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Gjërat për ta u bënë keq kur në minutën e 33-të, Romero u ndëshkua me karton të kuq.
Nga pika e bardhë Palmer barazoi rezultatin në minutën e 35-të.
10 minuta pas fillimit të pjesë së dytë, Udogie mori kartonin e dytë të verdhë dhe la Tottenhamin me nëntë lojarë në fushë.
Në minutat e fundit në skenë doli Jackson i cili shënoi hetrik (75’, 90+4 dhe 90+7’) për t’ia siguruar Chelseas tri pikë.
Tottenham me këtë humbje, humb edhe pozitën e parë. Pas 11 javësh, ta kanë 26 pikë, një më pak se Manchester City. Në anën tjetër, Chelsea mbetet e 10-ta me 15 pikë. /IndeksOnline/