Me dy lojtarë më shumë në fushë, Real Madridi fiton minimalisht ndaj Getafes

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Getafes, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në La Liga.
Pjesa e dytë ishte më interesante, ku pamë një gol dhe dy kartona të kuq, shkruan Indeksonline
Fillimisht futbollisti Nyom u ndëshkua me karton të kuq në minutë e 77’të, vetëm pak sekonda pasi u fut në lojë.
Arda Güler Mbappe iş birliği gene reale puan getirmiş pic.twitter.com/9hunQGTtOS
— toprak (@chroffside) October 19, 2025
Në minutën e 80’të, Kylian Mbappe shënoi golin për 0:1 pas një super asisti nga Arda Guler.
Skuadra vendase mbeti edhe me një tjetër lojtar më pak, pasi me të kuq u ndëshkua Alex Sancris në minutën e 84’të.
Me fitore, Real Madridi rikthehet në pozitën e parë në tabelë me 24 pikë, dy më shumë se Barcelona (22) dhe pikërisht këto dyja javën tjetër takohen mes vete./Indeksonline/