Me dy ndeshje interesante mbyllet sot java e 24-të e Superligës

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 24-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.
Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina luajnë duelin direkt për vendin e tretë në tabelë.
Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 14 fitore e nëntë humbje dhe është shumë i rëndësishëm para garave përfundimtare.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Bashkimit dhe Istogut.
Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 15 humbje, derisa istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 22 humbje, ku fitoren e vetme e kanë ndaj prizrenasve.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/
