Me dy përballje interesante mbyllet sot Superliga e baskebollit kosovar
Me dy përballje interesante, sot mbyllet java e katërt e Superligës së basketbollit kosovar.
GO+ Peja që ka tri fitore e pret Rahoveci 029, në një sfidë interesante në ‘Karagaçi’, derisa Vreshtarët kanë një fitore e dy humbje.
Java e katërt mbyllet me ndeshjen Vëllaznimi-Bora, që ende nuk dinë për fitore në tri xhirot e para, duke e bërë këtë përballje shumë interesante me të dy skuadrat që kërkojnë fitoren e parë./IndeksOnline/


