75 Mall Live Search
18:39 / E Enjte, 05 Maj 2022 / OSH

Me dy shisha në duar/ Kështu duket tavolina e Abelard Tahirit në Kuvend!

Seanca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk shkoi si zakonisht.

Deputetët e opozitës kanë krijuar zhurma në seancë, duke goditur tavolinat me dorë, në shenjë proteste kundër mos krijimit të komisionit hetimor parlamentar për krizën energjetike në Kosovë.

Me shisha të ujit në duar ata godisnin vazhdimisht tavolinat duke i dëmtuar ato.

Në disa fotografi që ka siguruar IndeksOnline shihet deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, me dy duar në dorë duke “rrahur” tavolinën përballë tij.

Kësisoj, tavolina e tij është mbuluar nga gërvishjet.

IndeksOnline ju sjell pamjet: