Me dyer të mbyllura po vazhdon takimi i ambasadorit amerikan me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme e Diasporë

Eshtë bërë një orë prej që ka nisur takimi i ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier me anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme e Diasporë, transmeton IndeksOnline.
Ndonëse nuk janë dhënë detajet dhe arsyet e këtij takimi, ai po mbahet me dyer të mbyllura.
Mediat janë lejuar në fillim të marrin pamje mirëpo më pas janë urdhëruar ta lëshojnë sallën.
Më vonë pritet të këtë deklarata në anëtarët e komisionit për rrjedhën e takimit./IndeksOnline/