10:27 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Më e bukur se “Rolls Royce”, rrallë femra marrin vëmendjen para kësaj veture luksoze

Kur një “Rolls Royce” i modelit të ri shihet në rrugë, në të shumtën e rasteve merr vëmendjen e të gjithëve.

Por jo në rastin kur Kylie Jenneri shfaqet afër veturës së shumëpëlqyer.

Magnatja 23- vjeçare është parë dje duke drekuar në restorant luksoz meksikan, shkruan Indeksonline.

Dalja e saj ka vonuar dhe paparacit janë marrë tërë kohën me të.

Kur ajo vërejti praninë e tyre, tentonte që më dorë të fshihte fytyrën duke e ditur se do të bëhet përsëri mediatike.

Dukja dhe veshja e saj nuk duan shumë koment, ngase Kylie ishte tip-top në çdo element./Indeksonline/