Me Elif Elmas, 10 shqiptarë në EURO20!

Sot fillon një nga kompeticionet më të dashura për tifozët e futbollit – ai i Kampionatit Europian ‘EURO20’.
Dy Kombëtaret shqiptare të futbollit, Kosova dhe Shqipëria dështuan të kualifikoheshin edhe pse ‘Dardanët’ ishin afër, shkruan IndeksOnline
Megjithatë, shqiptarët nuk do të mungojnë as në këtë kampionat. Madje një numër i madh do të marrin pjesë edhe pse jo me vendlindjet e tyre.
Te Kombëtarja e Maqedonisë do të luajnë shtatë shqiptarë, në mesin e tyre edhe Elif Elmas – që shpesh ka ditur ta mohoj kombësinë shqiptare, megjithatë historia e tij familjare tregon shumë.
Lista e futbollistëve shqiptarë në Maqedoni:
Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi, Ferhan Hasani dhe Elif Elmas
Te Zvicra, tashmë jemi mësuar që një kohë të gjatë – kjo kombëtare pa shqiptarët ‘s’ka të gjallë’.
Lista e futbollistëve shqiptarë në Zvicër:
Admir Mehmedi, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri
Kombëtarja e Maqedonisë në grupin e EURO ka këto shtete: Austrinë, Ukrainën dhe Holandën.
Kurse Zvicra: Uellsin, Italinë dhe Turqinë.
/IndeksOnline/