Me emër e mbiemër, kush janë shqiptarët e UDB-së që i përmendi Fehmi Berisha

Fehmi Berisha, ish i burgosur politik dhe veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ka rrëfyer për torturat brutale të përjetuara nga Asllan Sllamniku, pjesëtar i UDB-së, pas arrestimit në vitin 1981.
Berisha në Debat Plus ka folur për dhunën brutale dhe torturat e vazhdueshme që i janë shkaktuar nga Sllamniku dhe ndihmësit e tij.
Ai ka përmendur emrat mëposhtëm si pjesë e UDB-së:
- Lorenc Selmani – Një nga hetuesit e sigurimit që ka marrë pjesë në arrestimin e tij.
- Shaban Zeqiraj – Një hetues që sipas Berishës nuk e ka torturuar gjatë hetimeve në Prishtinë.
- Sabah Muhaxheri – Një tjetër hetues që, bashkë me Zeqirajn, nuk e ka torturuar.
- Asllan Sllamniki – Hetuesi famëkeq që ka filluar torturat e dhunshme ndaj Berishës.
- Bezhgjet Bezhgjeti – Ndihmës i Sllamnikut nga Shkupi, i njohur për brutalitetin e tij, por Berisha dyshon se ky ka qenë shqiptar, pasi sipas tij, nuk fliste mirë shqip.
- Bafti Jakupi – Një tjetër ndihmës i Sllamnikut, profesor i fizkulturës nga Medvegja, që ka marrë pjesë në torturat.
- Musa (Baleci ose Bajgora?) – Një person tjetër që Berisha përmend në listën e torturuesve, por për të cilin nuk është i sigurt për mbiemrin e saktë.
Berisha përshkroi në detaje torturat brutale që ka pësuar, ku serbët e mbanin të lidhur ndërsa shqiptarët e godisnin me shkop të drurit dhe mjete të tjera të rënda./Indeksonline/