“Më fat që jam gjallë”, Britney shokon me deklaratën për familjen
Britney Spears po e sulmon përsëri familjen e saj.
Të mërkurën (4 shkurt), këngëtarja 44-vjeçare e këngës “Circus” shkroi në Instagram një postim rreth mënyrës se si familja e saj e ka “trajtuar” atë, ndërsa foli edhe për ndjenjat e vetmisë, transmeton Indeksonline.
“Si njerëz, e tëra që duam vërtet është të ndihemi të lidhur me njëri-tjetrin dhe të mos ndihemi kurrë vetëm”, filloi Britney .
“Për ata që kanë thënë se t’ju ndihmojmë është t’ju izolojmë dhe t’ju bëjmë të ndiheni jashtëzakonisht të lënë pas dore… ata gabuan. Ne mund të falim si njerëz, por nuk harrojmë kurrë. Dëshira për kontakt është gjithmonë thelbësore!!!”
“Jam jashtëzakonisht me fat që jam gjallë me mënyrën se si më trajtoi familja dhe tani kam frikë prej tyre”, vazhdoi ajo.
Britney e përfundoi mesazhin e saj duke zbuluar se nuk kishte “kërcyer prej një muaji” sepse e kishte thyer gishtin e këmbës dy herë./Indeksonline/

