“Me festu kom me kon por..”, Shën Valentini këtë vit do ta gjej Bleron në studio!

Këngëtari kosovar i shumë pëlqyer nga publiku, Blero Muharremi, krahas jetës profesionale ai përfolet edhe për atë private.
Vitin e kaluar Shën Valentinin e ka festuar krahë Afronës, me të cilën i dha fund martesës muaj më parë.

Indeksonline kontaktoi me këngëtarin duke e pyetur se ku dhe me kë do ta festoj ditën e të dashuruarve.

“Shën Valentinin kom me kalu në studio. Këtë vit nuk është situata, nuk është mundësia në kuptimin që nuk kam planifiku asgjë. Me festu me kon kom, por nuk kemi planifiku”, tha ai për Indeksonline.
