75 Mall Live Search
10:51 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Me fishekzjarre e Ledri Vulën, Prishtina sonte do të kallet në ndërrimin e moteve

Sonte në gjithë botën shënohet ndërrimi i moteve.

Edhe Kosova do të ndriçohet nga fishekzjarrët, teksa e gjithë vëmendja është tek qyteti më i madh, Prishtina.

Edhe këtë vit Komuna e Prishtinës do të organizojë një koncert në sheshin kryesor, ku qytetarët do të festojnë jo vetëm me mjete piroteknike, por edhe me muzikë, shkruan Indeksonline.

Viti 2019 do të nis me ‘mbretin’ e repit shqiptar, Ledri Vula i cili do të performojë pas shënimit të ndërrimit të moteve.

Indeksonline mëson se Ledri pritet ta kall sonte Prishtinën që nga ora 00:15.

Viti i Ri s’ka si të nis më mirë se me reperin që në vitin 2018 i solli publikut dhjetëra hite e qindra koncerte

Ndërsa këngëtarë tjerë që do të performojnë janë: Lumi B, Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra, Flaka Krelani, Yll Limani, Funk OFF and Band, Xuxi, GMBL, Ylli Megi dhe James./Indeksonline/