11:15 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Me fjalë të ëmbla dashurie,JLo uron te dashurin në dy vjetorin e lidhjes

Këngëtarja Jennifer Lopez sot po feston dy vjetorin e lidhjes me të dashurin,Alex Rodriguez.

Ajo ka bërë një postim në rrjetin social “Instagram” ku ka shkruar një dedikim shumë të ëmbël për Alex.

‘Dy vite dashuri , të qeshura e aventura. Ti e bën jetën time më të sigurtë dhe më të qëndrueshme.’- ishin disa nga fjalët që ajo shkroi për të.

Kohëve të fundit ata janë duke u marrë me një sfidë 10 ditore në palestër, ku Alex po e ndihmon Jennifer të e mbajë veten në formë./Indeksonline/