Me fjalët më të veçanta, Rita Ora bën urim për ditën e nënave
Rita Ora ka bërë një dedikim të veçantë për nënën e saj në llogarinë e saj në ‘Instagram’.
Në ditën botërore të nënës, 28 vjeçarja përmes disa fotografive nga koha e fëmijërisë ku shihet ajo dhe së bashku me nënë Vera dhe motrën, Elena, shkruan Indeksonline.

“Urime dita e nënës femrës më të guximshme dhe më të fortë që njoh, Vera të dua nënë, faleminderit që më je kujdesur për mua gjatë gjithë jetës, ende vazhdoj të mësoj shumë nga ti! Dhe po ai është shikimi im me dashuri në fotografinë e fundit e që ashtu ndihem çdo ditë për ty! Oh dhe unë jam ajo foshnja me të verdha” ka shkruar Rita.

Përndryshe, Rita ka filluar turneun e saj botëror ‘Phoenix’ dhe shpesh herë po shoqërohet në koncerte nga e ëma e saj./Indeksonline/
