75 Mall Live Search
11:48 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Me Flamurin Dardan, Avdyli ia dorëzon LDK-në Qunit në Prizren

Anton Quni doli të jetë më i votuar për 45 vota më shumë se kolegu i tij, Driton Selmanaj për kryetar dege në Komunën e Prizrenit.

Në këtë proces të brendshëm zgjedhor, për dallim nga disa komuna të tjera, votimi shkoi pa ndonjë incident, përcjellë Indeksonline.

Ndërsa sot, ish kryetari i kësaj dege, Haxhi Avdyli ia ka dorëzuar detyrën Qunit.

Avdyli pasardhësit të tij, postin ia dorëzoi duke i dhuruar një Flamur Dardan, teksa ka shkruar:

Sot gjatë pranim dorëzimit të detyrës së Kryetarit nga unë te kryetari i ri Anton Quni, përveq vulës dhe dokumentacionit tjetër, pata kēnaqësinë që heroit të gjallë të Koshares e ushtarit besnik të Ibrahim Rugovës tia dorëzoja edhe Flamurin Dardan.

I thash që po ta dorëzoj jo për ta ruajtur, sepse atë e ke ruajtur besnikërisht edhe në 1999 e deri më sot por ta valoni si prijës i ri kësaj dege. Ta valoni në fitore flamurin e ta riktheni LDK-në në piedestalin e saj .

E për rikthimin e LDK-së sot më mengjes hyra si kryetar në largim e po dal vetëm si ushtar besnik i ndryshimit me LDK-në në ballë. Vazhdojmë…bashkë për LDK-në