75 Mall Live Search
16:28 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Me flamurin e UÇK-së, tifozët në përkrahje të Ballkanit në Kazakistan

Për pak minuta, fillon ndeshja mes Astanas dhe Ballkanit, e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Conference League.

Kampioni i Kosovës ka përkrahje nga tifozët edhe në Kazakistan, ku një numer i madh janë prezent në “Astana Arena”, shkruan IndeksOnline.

Tifozët shqiptarë, në shkallët e stadiumit kanë ngritur flamurin e Kosovës, flamurin e Shqipërisë, e po ashtu edhe flamurin e UÇK-së.