75 Mall Live Search
15:52 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / MSH

Me flamurin shqiptar dhe të SHBA-së, i jipet lamtumira e fundit Burim Havollit

12 nëntori i këtij viti ishte i kobshëm për familjen Havolli nga Llapi.

41-vjeçari Burim Havolli, vdiq tragjikisht në Brooklyn, pasi u përpoq të ndalonte një vjedhje në ndërtesën ku punonte si mbikëqyrës.

Trupi i pajetë i tij u soll në Kosovë, teksa sot u varros paqësisht në Llapashticë të Epërme, shkruan IndeksOnline.

Në ceremoninë mortore të Havollit morën pjesë qindra qytetarë, nga mbarë trojet shqiptare.

Burimi la pas vetës tre fëmijë./IndeksOnline/