75 Mall Live Search
18:16 / E Premte, 10 Shtator 2021 / A. M.

“Me forcë kishte kryer grabitje”, arrestohet një person në Prishtinë

Njësiti i hetimeve  të stacionit Policor të Fushë Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për një rast të grabitjes që është raportuar me datën 15.08.2021,në Fushë Kosovë.

Në këtë datë, viktima kishte njoftuar organet e rendit se i dyshuari kosovar me forcë i ka marrë një pallto nga dora në xhepin e të cilës kishte para të gatshme.

E, sot rreth orës 15:00, në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, njësiti i hetimeve  të stacionit Policor të Fushë Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për një rast të grabitjes që është raportuar me datën 15.08.2021,në Fushë Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur për “Indeksonline” nga zëdhënësja, Flora Ahmeti.

“Puna e hetueve policor ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit:

     – M.A . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shteti është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet”. /Indeksonline/